Osmani për “mini-schengenin”: Nuk bëjmë projekte pa aprovimin e Washingtonit dhe Brukselit

Zëvendës kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani ka komentuar idenë për krijimin e një minishengeni ballkanik. Në një intervistë për AA, ai ka folur për takimin e krerëve të rajonit, i cili do të mbahet të dielën në Ohër.

Osmani bëri të ditur se në këtë takim janë ftuar presidenti i Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Bosnjë Hercegovinës dhe Serbisë. Ai theksoi se takimi organizohet pa paragjykime dhe projekte politike, duke shtuar se “ne nuk bëjmë projekte rajonale pa aprovimin e Ëashingtonit dhe Brukselit”.

“Ideja nuk është për t’u paragjykuar në aspekt të formimit të një zone politike të ‘mini-Shengenit’ e kështu me radhë, por është për të parë mundësitë për shfrytëzimin e mundësive për një bashkëpunim më të mirë rajonal”, thotë Osmani, duke përmendur analizat e Bankës Botërore, sipas të cilave, kamionët kalojnë 80 për qind të kohës në pikat kufitare dhe duke bërë thirrje që të hiqen barrierat ekonomike dhe doganore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu