Osmani: Përpjekjet e Vuçiqit për të destabilizuar Kosovën, duke përdorur metodat e mentorit të tij Putin, nuk do të kenë sukses

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani tha se masat e reciprocitetit nuk janë të drejtuara kundër askujt, por ndërmerren për të mirën e qytetarëve dhe u bëri thirrje qytetarëve serbë që të mos “bien në propagandën e Beogradit”, transmeton InfoShqip.

Ajo ka shkruar në Facebook se “Përpjekjet e Vuçiqit për të destabilizuar Kosovën, duke përdorur metodat e mentorit të tij Putin” nuk do të kenë sukses.

“Policia e Kosovës dhe të gjitha institucionet e sigurisë janë duke punuar shumë për të respektuar sundimin e ligjit dhe lirinë e lëvizjes. Ne koordinohemi dhe punojmë pa u lodhur me partnerët tanë ndërkombëtarë”, tha Osmani./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu