Osmani: “Sërish vjen marsi” s’është më vetëm një refren kënge, është moto e kujtesës dhe nderimit të luftës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot në seancën solemne me rastin e 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës tha se i detyrohemi me mirënjohje të përhershme familjes Jashari dhe të gjithë atyre që rënë për liri.

“Marsi është një muaj ku shpirti i paepur i Adem Jashari dhe UÇK i dha hov luftës kundër regjimit gjenocidal të Milloshoviqit. Prandaj “Sërish vjen marsi” nuk është më vetëm një refren kënge, është moto e kujtesës dhe nderimit të luftës sonë për liri dhe pavarësi e cila padyshim identifikohet me kryepersonazhin e luftës sonë, komandantin legjendar Adem Jasharin, familjen e tij dhe gjithë UÇK-së”, tha Osmani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu