Osmani takon kancelarin Scholz, i kërkon liberalizimin e vizave

Teksa ndodhet në Gjermani, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka takuar kancelarin Olaf Scholz, me të cilin se ka diskutuar për t’i dhënë shtysë finale liberalizimit të vizave për Kosovën.

Osmani, në një njoftim zyrtar, ka bërë të ditur se kancelarit Scholz i ka rikonfirmuar përkushtimin e Kosovës për paqe, siguri dhe stabilitet në rajon dhe Evropë.

“Sot në Potsdam, diskutim me Kancelarin Scholz, për t’i dhënë shtytjen finale procesit të liberalizimit të vizave. Rikonfirmova përkushtimin tonë të plotë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe Evropë si dhe për koordinim të ngushtë me aleatët sa i përket dialogut Kosovë-Serbi”, ka shkruar ajo.

Ajo, në emër të Kosovës, ka shprehur mirënjohjen e saj për mbështetjen e vazhdueshme nga Gjermania.

“Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë dhe për miqësinë të cilën ne do të vazhdojmë ta forcojmë”, ka njoftuar ajo.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani- Sadriu e shoqëruar nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla- Schëarz, është duke marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare për demokracinë dhe lirinë e mediave, Kolokiumi M100 Sanssouci (Potsdam/Gjermani).

Në fjalën e saj në konferencë, Osmani ka bërë thirrje për përkrahjen e Republikës së Kosovës për anëtarësim në organizata rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe për urgjencën e përmbylljes së procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu