Ostreni nuk pendohet që është larguar nga BDI-ja (VIDEO)

Kryetari i partisë “Uniteti”, Gëzim Ostreni, i ftuar në emisionin “10 minuta” në TV21, ka folur për zhvillimet e fundit politike, por edhe me fatin e partisë së tij.

Ai tha se zërat që thonë se “Uniteti” do të shkrihet në kuadër të “Aleancës për Shqiptarët” janë konkluzione personale dhe pa fakte.

I pyetur se a është penduar që është larguar nga BDI-ja, ai tha se gjithmonë ka qenë i angazhuar për të realizuar kërkesat e Kushtetutës së Maqedonisë dhe nuk është penduar për një gjë të tillë.

Ndërsa sa i përket daljes nga kriza politike, Ostreni tha se formula e vetme për të dalë nga kjo situatë është respektimi i Kushtetutës. /Albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu