Ozil kërkohet në MLS

E ardhmja e Mesut Ozil vazhdon të jetë temë e mediave sportive që sjellin detaje të ndryshme lidhur me yllin e Arsenalit.

Mesfushori me shtetësi gjermane nuk bën pjesë në planet e Topçinjve, mirëpo deri më tani ata nuk kanë mundur ta largojnë.

Në ndërkohë, Daily Star bën të ditur se klubi nga MLS, DC United, ka shprehur interesim për shërbimet e 32-vjeçarit. Ozil nuk u përfshi në skuadrën e Arsenalit për ndeshjen e të martës në Ligën Premier, ashtu që largimi i tij duket se do të ndodhë që në afatin kalimtar të janarit.

Futbollisti ofensiv ka kontratë me klubin anglez deri në fund të këtij sezoni, mirëpo trajneri Mikel Arteta nuk e ka përfshirë në planet e tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu