Ozil në bisedime të avancuara, zbulohet klubi që e do me ngulm

Mesut Ozil mund të largohet që tani nga Arsenali dhe klubi londinez do ishte i kënaqur të ndodhte diccka e tillë, pasi mesfushori gjerman me origjinë turke është jashtë planeve të tyre. Madje në pjesën e parë të sezonit nuk ishte përfshirë në listën e skuadrës. Së fundmi ka një lajm konkret, teksa “Fooball London” raporton se Ozil është në bisedime të avancuara me klubin e MLS, DC United.

Amerikanët mendojnë se 32-vjeçari do të ishte i duhuri për ta çuar klubin e tyre përpara. Fantazisti është nën kontratë me Arsenalin edhe për gjashtë muaj dhe tani i lind e drejta të flasë me çdo klub të interesuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu