Princi Harry dhe aktorja amerikane Meghan Markle i thanë ‘Po’ njeri-tjetrit në një ceremoni madhështore të ndjekur live nga miliona njerëz në mbarë botën.
Gjithçka dukej e përsosur, por sytë e të gjithëve mbetën padyshim tek Dukesha e ardhshme Meghan, e cila dukej një magji e veshur me një fustan shumë të thjeshtë, akull i bardhë, mbi të cilin veç bardhësisë rrezëllitëse nuk spikaste asnjë zbukurim tjetër.
Pas muajsh spekulime dhe thashethemesh Pallati Kensington bëri të ditur sot se stilistja është Claire për Givenchy.
Me flokët të kapur shumë thjesht dhe make up minimalist, Meghan duket se nuk kishte nevojë për gjë tjetër veç buzëqeshjes së bukur, për ta përlotur bashkëshortin e saj, Princin Harry.














