Pacientja me virusin korona në Shkup, zbulohet gjendja e saj

50 vjeçarja e cila trajtohet në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup mbetet rasti i vetëm me koronavirus në vend. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se të gjitha rastet e dyshimta që u testuan dy ditët e fundit rezultuan negativ. Gruaja që ishte paraqitur në mëngjes në spital, shoferi i furgonit dhe personi që mbrëmë ishte arratisur nga izolimi në Spitalin e Shtipit, s’kanë korona virus.

Negativ është rezultati i shoferit i cili e drejtoi furgonin ku udhëtoi pacientja e cila është shtruar në klinikën por për çdo rast do të mbetet në izolom shtëpiak deri sa të përfundojë periudha prej 14 ditësh pas çka mjekët do të vendosin a ka nevojë të testohet sërish. Është poashtu negativ rezultati i pacientit i cili u paraqit me simptoma në shtëpinë e shëndetit mga Vinica më spitalin e Shtipit. Të gjithë lexuam për incidentin se iku në shtëpi por mirë që nuk u takua me askënd pos të dashurës, kështu që nuk ka nevojë të testohen të tjerë, pohoi ministri Filipçe.

Filipçe shtoi se në karantinë mbeten 4 persona bashkë me 9 bashkë-udhëtarët e të infektuarës, por tha se deri tani as në Itali nuk ka ndonjë shtetas tonë të infektuar. Duke theksuar se nuk ka nevojë për panik dhe frikë, përsëriti apelin që të anulohen të gjitha tubimet e mëdha, si karnevali i Strumicës, karnevali i Prilepit dhe ndeshjet sportive të mbahen pa publikë. Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rritur rrezikun ndaj koronavirusit nga “i lartë” në “shumë i lartë”, për shkak të shpejtësisë së përhapjes së Virusit Korona në të gjithë botën. Raportohet për 2 800 të vde kur dhe mbi 83 000 të infektuar. OBSH megjithatë akoma nuk e ka shpallur pandemi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu