Pacolli: Jam i ngopur nga paratë, më vjen keq që nuk m’u dha mundësia të udhëheq Kosovën

Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli, ka thënë se është i ngopur me para, pozita dhe luks dhe i realizuar në jetë. Pacolli përmes një postimi në rrjetin social Facebook thotë se i ka mbetur merak që nuk i është dhënë mundësia asnjëherë që të udhëheq Kosovën që ta bënte vend më të arsyeshëm.

Sipas tij deri më tani Kosova nuk është zhvilluar në mënyrë dinjitoze.

Postimi i plotë:

Një gjë duhet kuptuar. Unë nuk jam në kërkim të pushtetit politik. Jam i ngopur dhe i realizuar në jetë. Jam i ngopur me para, me pozita, me luks e gjëra materiale. Ato që i kam ëndërruar në jetë i kam realizuar. Nuk kam nevojë për xhipa dhe truproje në jetën time. Zoti është mbrojtja ime e vetme. Por unë nuk do të ndalem së punuari për Kosovën edhe pse më vjen keq që mua nuk mu dha asnjëherë mundësia të udhëheqi dhe të zhvilloj Kosovën në mënyrë dinjitoze që askush nuk e ka bërë deri më tani. Po ashtu, nuk do të ndalem së ndihmuari njerëzit në nevojë. Ky jam unë“- shkruan ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu