Paga ditore e Cristiano Ronaldos është e njëjtë me bonusin që e morën lojtaret e Anglisë që fituan në Euro 2022

Lojtaret e Anglisë do të marrin vetëm nga 55 mijë funte (66 mijë euro) secila për fitoren në Euro 2022 – të njëjtën shumë që Cristiano Ronaldo e fiton brenda një ditë të vetme te Manchester United.

Anglia kishte rënë dakord tashmë për kushtet financiare me FA para turneut dhe bonusi për fitimin e kompeticionit ishte shifra prej 66 mijë euro e cituar më sipër.

Megjithatë, ky bonus është më i vogël dukshëm se sa kishte marrë skuadra e Gareth Southgate, që humbi në finale ndaj Italisë në finalen e Euro 2020 vitin e kaluar.

Skuadra e Southgate, secili lojtar mori nga 300,000 funte (360 mijë euro) për arritjen në finale dhe do të kishte fituar nga 460,000 funte ( 551 mijë euro) nës do të kishin fituar.

Ndërkohë, Ronaldo raportohet se fiton 385,000 funte (mbi 460 mijë euro) në javë, që shkon në 55,000 funte në ditë (66 mijë euro).

Këtu nuk po diskutohet paga që e merr Ronaldo, por lojtarët që fituan në Wembley, meritojnë më shumë.

Anglia mposhti Gjermaninë 2-1 në kohën shtesë për të siguruar fitoren.

Në total, çmimi i ofruar në Euron e Femrave këtë vit ishte 13.5 milionë funte (mbi 16 milionë euro) , që është dyfishi i turneut të 2017-ës dhe më i larti ndonjëherë për këtë garë.

Anglia do të marrë një total prej rreth 1.9 milion funte (2.2 milionë euro) që e ka fituar kompeticionin. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu