Paga e Marcelos pengesë për Interin dhe Juventusin

As ka mësuar se Interi dhe Juventusi kanë kontraktuar me Marcelo por ata nuk mund të përballojnë pagën e tij prej 8 milionë euro në vit. Marcelo është gati për të dëgjuar oferta të tjera

Marcelo, i cili mbush 33 vjet më 12 maj , është joshur me oferta si nga Juventus e po ashtu nga Inter. Gazeta spanjolle AS raporton se klubet kanë kontaktuar me përfaqësuesit e lojtarit për të shikuar mundësinë e transferimit të tij në Serie A. Marcelo, bashkë me Sergio Ramos, është i vetmi lojtar i Real Madridit që ka fituar 22 trofe si dhe ka pasur 58 paraqitje për Barcilin.

Mundësia për të luajtur me Cristiano Ronaldon

Braziliani e ka humbur vendin e titullarit pasi që zgjidhje e parë është Ferland Mendy, por vlerësohet rreth 16 milionë euro nga transfermarkt.com. Kjo shumë nuk është problem për klubet italiane sa është paga e tij. Në Juve, ai do të mund të ribashkohej shokut të tij, Cristiano Ronaldo, kurse Interi tashmë po i teston atë për një sfidë kundër ti.

Marcelo, për dallim nga vitet e mëparshme, dëshiron që t’i dëgjoj ofertat, derisa nuk e ka më të garantuar pozitën e startues. 32 vjeçari, i cili ka edhe dy vite kontratë me Madridin, e di se me fillimin e sezonit të ri ai do të këtë më shumë paraqitje si zëvendësues sesa si startues, pasi që Mendy e përfundoi sezonin e kaluar si startues dhe ishte shumë më i mirë në mbrojtje se sa braziliani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu