Paga të majme, por mungojnë rezultatet, sa fitojnë lojtarët e Chelseat nga Roman Abramovich

Chelsea është duke ofruar paga të majme për lojtarët, mirëpo nuk po i vijnë rezultatet e pritura. The Blues nuk po qëndrojnë edhe aq mirë në Ligën Premier, pasi aktualisht janë në vendin e pestë edhe pse shpenzuan mbi 200 milionë euro në verën kaluar.

Te Chelsea, pagën që e meritojnë aktualisht po e shfaqin Mason Mount, Eduard Mendy e disa të tjerë, e kjo gjë nuk mund të thuhet edhe për Kai Havertz, Timo Werner, Christian Pulisic e të tjerët.

Havertz u bashkua me Blues më 4 shtator në një marrëveshje me vlerë 310,000 funte në javë – ose 16.2 milionë funte në vit.

Kjo menjëherë e bëri atë fituesin më të mirë të klubit , derisa atij në verë iu bashkua edhe bashkëkombësi Timo Werner, i cili thuhet se fiton 270,000 funte në javë në Stamford Bridge.

Dyshja janë duke vuajtur që të gjejnë formën e lartë që e kishin në Bundesligë, e do të kenë edhe edicionin e ardhshëm kohë që të tregojnë vetën ose do të shiten.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu