Pajisje e re për Repartin Kardiologjik të SPQ “8 Shtatori”

Pajisje e re për Repartin e Kardiologjisë në vlerë 18 milionë denarë mori Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “8 Shtatori”. Përbëhet nga aparate ekg, aparate eko, defibrilatorë me çfarë duhet të lehtësohet dhe përshpejtohet puna dhe të ngritet cilësia e shërbimeve shëndetësore të Repartit për Kardiologji.

Ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov, i cili sot e vizitoi spitalin me këtë rast, theksoi se pajisja është pjesë e angazhimeve të vazhdueshme për përparim kvantitav dhe kualitativ të shërbimeve, dhe të personelit me rritjen e numrit të mjekëve të punësuar dhe të mjekëve të dërguar në specializim.

Ai theksoi se të gjithë gjashtë mjekët  të cilët punojnë kardiologji intervenuese kanë qenë në trajnim në Dedinje të paktën dy muaj, ndërsa një pjesë të edukimit e kryejnë edhe këtu në 8 Shtator me mjek nga Dedinja i cili punon këtu së bashku me mjekët tanë.

Drejtori i SPQ “* Shtatori” dr. Sasho Stojçev deklaroi se pajisjen e marrin në vazhdimësi nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, por edhe se me pajisjet e tyre modeste kryejnë furnizime shtesë.

Në pyetjen e gazetarëve ai deklaroi se më shumë pacientë kanë nga Reparti për Urologji dhe për Ortopedi./zhurnal


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu