Ndërsa që mijëra qytetarë janë nisur drejt Tiranës për të kërkuar dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ky i fundit është shfaqur krejt i qetë duke u futur në zyrën e tij.
Edhe pse gazetarët kanë kërkuar një prononcim nga ai, ka preferuar që të mos flasë.
Për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj proteste, janë angazhuar më shumë se 1500 forca policie, duke përfshirë FNSH dhe forcat RENEA.
Ministri i Brendshëm gjatë protestës do të jetë në zyrë, ndërsa mësohet se kryeministri Edi Rama do të jetë në Berat.
Protestuesit si fillim do të protestojnë poshtë zyrës së Xhafajt, ndërsa duke ditur që ai është në zyrë mund të ketë edhe irritim të protestuesve.
Protesta vjen pas bërjes publike të audio-përgjimit, ku pretendohet se vëllai i ministrit, Agron Xhafaj, dëgjohet duke folur për pazare droge.











