Pakistani teston raketa balistike në mes të tensioneve me Indinë

Ushtria e Pakistanit sot bëri të ditur se me sukses ka testuar raketën balistike Ghaznavi në mesin tensioneve të ngritura me Indinë. E emërtuar sipas mbretit afgan të shekullit të 11-të, raketa është e aftë të dërgojë lloje të shumta të kokave bërthamore deri në një interval prej 290 kilometrash, bëri të ditur në një deklaratë krahu medial ushtarak, Marrëdhëniet ndër-shërbime me publikun (ISPR).

Kjo është pjesë e një stërvitjeje ushtarake që synon trainimin e trupave për lu, ftime, thuhet më tej. Presidenti pakistanez Arif Alvi, kryeministri Imran Khan dhe tre shefat e shërbimeve “uruan kombin për këtë arritje historike”, përfundoi deklarata.

Përhapja e tensioneve tashmë të ngritura midis dy rivalëve të armatosur bërthamorë u nxit nga heqja e të drejtave të posaçme speciale të Xhamu Kashmirit të administruar nga India në gusht të vitit të kaluar.

India dhe Pakistani e mbajnë Kashmirin në disa pjesë dhe e pretendojnë atë plotësisht. Kina kontrollon gjithashtu një pjesë të rajonit të kontestuar, por janë India dhe Pakistani ata që kanë nxitur tre lu, ftëra për Kashmirin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu