Pallati në Durrës dëmtohet rëndë, durrsaku nxjerr në shitje apartamentin: Po ta ul 10 mijë euro! Asgjë nuk ka, lëvizën pak tullat (VIDEO)

Qinndra banesa janë shkatërruar në Durrës, pas tërmetit që goditi këtë zonë, e që si pasojë vdiqën mbi 51 persona dhe u lënduan mbi 700. Mijëra qytetarë janë të pastrehë dhe nuk kanë ku të shkojnë, pasi banesat apo shtëpitë e tyre u shkatërruan.

Një video që vjen nga Durrësi po qarkullon në rrjet ndërsa një qytetar ka nxjerrë në shitje apartamentin e tij në një pallat në prag rrënimi në Durrës.

“Ka kushtuar 65 mijë euro, po e ulim një 10 mijë euro. Asgjë nuk ka pallati, kanë lëvizur pak tullat“, thotë i zoti i shtëpisë ndërsa personi që filmon fokuson gjatë gjithë kohës pallatin pothuajse të shkatërruar.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu