Pamje nga vizita e Ronaldos në Kosovë pas luftës më 1999

Një ndër lojtarët më të mirë të historisë së futbollit, braziliani Ronaldo, kishte qenë për një vizitë në Kosovë menjëherë pas përfundimit të luftës më 1999.

Kur Kosova ishte e shkatërruar pasi sapo kishte dalë nga një luftë dëshpëruese, organizata ndërkombëtare humanitare ‘Caritas’ – dega e Belgjikës – kishte organizuar një udhëtim të yllit të madh të futbollit, Luis Nazario de Lima Ronaldo, që ishte shumë i njohur dhe i adhuruar nga njerëzit në tërë botën.

BBC raportonte në atë kohë për këtë vizitë që u bë në fund të shtatorit të vitit 1999.

“Sulmuesi i Interit e pa me sytë e tij një pjesë të ambientit që sapo kishte dalë nga lufta, përmes dritareve të një helikopteri të ushtrisë italiane”, shkruante në atë kohë BBC.

“Ronaldo është i mësuar nga fansat që e adhurojnë”, thuhej për këtë vizitë që Ronaldo e kishte bërë në Gjakovë.

Në këtë fotografi, Ronaldo duket i lodhur nga një vizitë e gjatë me plot njerëz që donin ta shihnin. Këtu ai pushon në krahët e babait të tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu