Pamje rrëqethëse, mbeti poshtë rrënojave për 29 orë, foshnja dy muajshe nxirret i gjallë (VIDEO)

Turqia prej mëngjesit të djeshëm vazhdon të përballet me pasoja katastrofike nga tërmeti shkatërrues. Teksa orët kalojnë, numri i personave që humbin jetën rritet, ndërsa ka prej atyre që “jeta i thërret” dhe një rast i tillë ka ndodhur më një foshnjë dy muajshe.

Foshnja u nxor e gjallë pas 29 orësh nga rrënojat e pallateve të shembura. Pamjet janë shpërndarë më shpejtësi në rrjet.

Në pamje shquhet ekipi i shpëtimit, i cili merr foshnjën dhe e fut në një ambulancë, ndërsa një prej tyre e fut foshnjën në xhupin e tij dhe më pas e mbulojnë me batanije.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu