Pamje të rënda, krokodili sulmon çiftin në pishinën e hotelit (VIDEO)

Pamjet e tmerrshme të marra nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin kur një krokodil i uritur i “bashkohet” çiftit, në një pishinë hoteli në Zimbabve.

Siç shkruajnë mediet e huaja, përcjell “Telegrafi”, pamjet tronditëse nga një hotel të paidentifikuar në Kariba janë postuar në internet, dhe janë shikuar me mijëra e mijëra herë.

Aty shihet një krokodil shfaqet në pishinë, gjë e cila bën që mysafirët të tentojnë të largohen nga aty. Por, ndonëse mashkulli arrin të bëjë një gjë të tillë, vajza jo.

Gruaja çmendurisht noton për t`u larguar nga aty, por siç thuhet për fatin e saj të keq, ishte kafshuar në krah nga krokodili. Megjithatë, më në fund ajo ia arrin të largohet nga pishina.

Megjithatë, nuk bëhet e ditur se nga ka mundur të vijë ky krokodil deri te kjo pishinë.

 

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu