Pamje të tmerrshme: Adoleshenti mbyti një të pastrehë, me një grusht të vetëm (VIDEO+16)

Një adoleshent u xhirua duke i “ofruar boks” një të pastrehu, disa sekonda para se ai ta vriste atë duke e goditur me një grusht.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Connor Stewart, 16 vjeç, i cili shihet përballë 47-vjeçarit Michael Rodos, në disa pamje të marra nga një telefon celular.

Njeriu i moshuar mban duart për të mbrojtur veten përpara se të përpiqet të largohet nga ndonjë telashe, në Blackpool, Lancashire.

Por, siç thuhet më tej, pak çaste më vonë, Stewart e godet atë në kokë, duke i thyer kafkën.

Ai qëndroi i palëvizshëm në tokë kur Stewart u largua nga vendi i ngjarjes, pas sulmit brutal më 20 maj 2017.

Rodos thuhet se u dërgua në Spitalin Royal Preston, ku ai mbeti në një gjendje kritike para vdekjes së tij më 11 qershor 2017.

Videoja tronditëse u shfaq në një seancë gjyqësore të hënën në mëngjes (1 tetor). /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu