Pamje të tmerrshme të incidentit në aeroplanin Prishtinë-Basel (VIDEO)

10 persona janë lënduar në një fluturim të linjës Prishtinë-Basel si pasojë e turbulencave që ka pasur aeroplani.

Aeroplani i kompanisë ALK Airlines kishte 121 pasagjerë dhe 20 minuta para se të ulet ndodhi incidenti, njofton Klan Kosova.

Zëdhënësja nga EuroAirport në Zvicër ka thënë se ekipet e emergjencave kanë dalë menjëherë në aeroport pasi aeroplani ishte ulur dhe i kanë trajtuar të lënduarit.

Udhëtarët shqiptarë që ishin brenda aeroplanit kanë rrëfyer për klankosova.tv tmerrin që përjetuan gjatë turbulencave të mëdha.

Ata thanë se disa prej pasagjerëve u gjakosën në kokë dhe se rripat e sigurimit u këputën nga turbulencat e mëdha.

Po ashtu, ata ankohen se shkak për këtë incident ishte vjetërsia e aeroplanit dhe se të tilla raste të turbulencave ka pasur edhe herë të tjera.

Klan Kosova ka siguruar edhe një video ku shihen udhëtarët e tmerruar dhe duke bërtitur nga lëkundjet e mëdha.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu