Pamje të tmershme në azil, infermieret e keqtrajtojnë të moshuarin (VIDEO)

Punonjëset e një azili në Michigan janë akuzuar se kanë abuzuar me një të moshuar i cili sapo kishte dalë nga një operacion.

Në video shihen infermieret që e qëllojnë pacientin në kokë, e përplasin me dhunë në shtrat dhe përdorin epitete raciste.

Në një moment në video, një infermiere ngre të moshuarin Hussein Younes nga karroca e tij dhe e përplas atë në shtratin e tij, përcjell albeu.com

Pas ankesave të të moshuarit familjarët e tij vendosën kamera në dhomë dhe panë “tmerr me sy”.

Gjatë dy ditëve, familja regjistroi më shumë se 100 raste të keqtrajtimit të tij nga infermieret, duke e goditur atë dhe duke e përplasur me forcë në shtrat.

Avokati i familjes Jonathan Marko tha të hënën se i moshuari u keqtrajtua sepse ai ishte me prejardhje nga Lindja e Mesme. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu