Pamjet që shfaqin Messin duke injoruar haptas instruksionet e asistentit të Setien

Të shtunën mbrëma, Barcelona lëshoi sërish pikë duke ia lejuar Real Madridit që të avancojë me dy pikë më shumë në krye të tabelës.

Mirëpo, kriza te Blaugranët duke të jetë më e thellë, pasi që ekziston një ndarje ndërmjet lojtarëve dhe stafit trajnues.

Është raportuar se ka pasur zënkë në zhveshtore ndërmjet trajnerit Quique Setien dhe disa futbollistëve, ndërsa një video e shpërndarë në internet tregon një tjetër moment të tensioneve.

Superylli i skuadrës, Lionel Messi, është parë duke i injoruar haptas instruksionet e asistent-trajnerit Eder Sarabia. Derisa asistenti tentonte ta këshillojë lojtarin kryesor, numri 10 është xhiruar duke i injoruar fjalët e tij.

Barcelona luajti baras (2-2) në udhëtim te Celta Vigo, ndërsa Real Madridi fitoi si mysafir i Espanyolit (1-0) dhe u pozicionua në krye të tabelës.

data-full-width-responsive="true">

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu