Pamjet që tregojnë taktikat që i përdorin hajdutët teksa grabisin turistët nëpër det (VIDEO)

Taktikat që i përdorin një grup hajnash gjatë aksioneve të tyre që për cak i kanë turistët britanikë në plazhet e bukura të Spanjës, janë publikuar në një video në YouTube.

Autori i videos Gaviota007, ka filmuar një grup të rinjsh të cilët zakonisht punojnë në ekipe prej dy apo tre personave dhe kanë për cak pushuesit britanikë, të cilëve u vjedhin portofolat derisa ata kënaqen në ujë apo në bare, transmeton Telegrafi.

Më se lehti e kanë me personat që janë të shpërqendruar, duke fjetur, pirë alkool apo u puthur me të dashurat e tyre. Por është interesant se si njëri prej zakonisht u afrohet viktimave për t’i shpërqendruar, kurse tjerët kryejnë punët për pak sekonda.

Në një nga vjedhjet e shumta që i kryejnë këta të rinj, shihet se si grupi është i organizuar mirë dhe “lideri” i tyre mundohet të shoqërohet me viktimën që është i dehur, derisa tjetri ia nxjerr nga xhepi telefonin e menqur.

Këto vjedhje janë filmuar në Magaluf të Spanjës, ku numri i turistëve britanikë është shumë i madh. /Telegrafi

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu