Panik në BDI e LR-PDSH, Zaev e lut BESËN për qeveri?!

Portale të afërta me Lëvizjen BESA shkruajnë se kryeministri Zoran Zaev ka biseduar me krerët e kësaj partie për përfshirje në Qeveri, por me një strategji tjetër, që do të realizohet së shpejti. Sipas këtyre portaleve, kjo ka shkaktuar panikë tek BDI dhe Aleanca për Shqiptarët, një pjesë e të cilave janë kundër braktisjes së Qeverisë.

Dy ditë pasi u takua me ambasadorin amerikan Xhes Bejli, kryetari i Levizjes Besa, Bilall Kasami sot është takuar me kryeministrin Zoran Zaev. Në takim Kasami është shoqëruar nga deputetë Afrim Gashi dhe Fadil Zendeli. Sipas kumtesës nga kabineti i kryeministrit, Kasami ka uruar Zaevin për zgjedhjen kryeministër, kurse Zaev ka falënderuar Lëvizjen Besa për politikën konstruktive..

“Kryeministri Zaev njoftoi se është i përcaktuar për politika inkluzive dhe vlerësoi se qëndrimi konstruktiv i partisë Besa është në drejtim të ndërtimit të ardhmerisë së mirë për shtetin dhe për të gjithë qytetetarët në Republikën e Maqedonisë”, thuhet në kumtesën e lëshuar pas takimit. Në reagimet e para të opinionistëve, vleresohet se potencimi i “politikës inkluzive” nga ana e Zaevit, tregon se ai është ende i interesuar për përfshirjen e Lëvizjes BESA në qeveri. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu