Panucci: Shumë lojtarë nuk vijnë në Kombëtare, kanë probleme me FSHF-në

Kristian Panuçi është rikthyer të asë në lidhje me kombëtaren shqiptare. Në një intervistë për Corriere dello Sport, teknikut Italian duket se nuk i del e keqja me FSHF-në dhe vazhdon sulmet ndërsa thekson se shumë lojtarë duan të afrohen në kombëtare, por nuk vijnë për arsye se janë të palumtur me Federatën.

Në një intervistë për “Corriere dello Sport”, teknikut Italian duket se nuk i del e keqja me FSHF-në dhe vazhdon sulmet ndërsa thekson se shumë lojtarë duan të afrohen në kombëtare, por nuk vijnë për arsye se janë të palumtur me Federatën.

Ndër të tjera, Panuçi shprehet se për atë, lideri i skuadrës ishte Taulant Xhaka, por nuk e donin sepse kishte një sjellje pak profesionale.

Në fund, trajneri Panuçi thotë se shumë lojtarë kosovarë, më parë zgjedhin të luajnë për Zvicrën se sa Shqipërinë pasi nuk kanë ndjenjën e përkatësisë.

“Jam i kënaqur. Mora skuadrën që ishte në vendin e katërt në grupin kualikues dhe doli e treta. Kam bërë një punë skautimi të pabesueshme. Me Rejan tani dolën të katërtit në grup, siç i kisha thënë unë presidentit.

Në Kombëtare edhe tani ka shumë lojtarë që afrova unë, bëra të debutonin 26 të tillë. I bindja, udhëtoja shumë për të folur me prindërit e tyre por lojtarët nuk duan të vijnë në kombëtare, nuk janë të lumtur me Federatën.

“Futbollisti që më ka dhënë më shumë është Taulant Xhaka, ka një vëlla që luan te Arsenali i cili ka zgjedhur kombëtaren zvicerane. Nuk e donin në Kombëtare se kishte sjellje pak profesionale, por e kam grumbulluar gjithmonë, i kam folur si, burri-burrit, nëse kisha një lider, ishte ai. Më vjen keq kur lexoj se kanë rindërtuar grupin kur grupin e ndërtova unë. Kam marrë një skuadër që duhej të rindërtohej, shumë. Lojtarë shkova t’i kërkoja, nuk dëshironin të vinin. Shumë janë kosovarë, mund të zgjedhin të luajnë për Zvicrën, e kanë të vështirë të kenë ndjenjën e përkatësisë”, u shpreh Panuçi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu