Papa Françesku në vendlindjen e Ibrahimit, thirrje për paqe dhe vëllazëri midis feve

Papa Françesku u kërkoi udhëheqësve fetarë muslimanë dhe të krishterë të linin mënjanë armiqësitë fetare dhe të punonin së bashku për paqen dhe unitetin në një takim ndërfetar në vendlindjen tradicionale të Profetit Abraham, babait të feve të tyre.

“Në këtë është e vërteta e fetarisë: lëvdoni Zotin dhe dashuroni të afërmin tuaj”, tha Papa Françesku, raportoi AP.

Papa Françesku mbërriti në rrënojat e Ur në Irakun jugor të shtunën për të dërguar një mesazh të tolerancës ndërfetare dhe vëllazërimit gjatë vizitës së parë të tij në Irak, një vend i ndarë nga ndarjet fetare dhe politike.

Me një tempull madhështor afër, Papa u tha udhëheqësve fetarë se ishte e drejtë që ata të mblidheshin në Ur “duke u kthyer në rrënjët tona, burimi i veprës së Zotit, vendlindja e feve tona”, për t’u lutur së bashku për paqe si fëmijë të Abrahamit, një profet për muslimanët, të krishterët dhe hebrenjtë.

“Nga ky vend, ku lindi besimi, nga toka e babait tonë Abrahamit, le të konfirmojmë që Zoti është i mëshirshëm dhe se blasfemia më e madhe është ta përdhosni emrin e tij me urrejtje ndaj vëllezërve dhe motrave tona. Armiqësia, ekstremizmi dhe dhuna nuk lindin në zemrën e besimtarëve: ata janë tradhtarë të fesë”, tha Papa.

Ai theksoi se kurrë nuk mund të ketë paqe nëse irakianët i shohin njerëzit e besimeve të tjera si “të tjerët”.

“Paqja kurrë nuk kërkon fitues dhe humbës, por vëllezër dhe motra të cilët, për shkak të të gjithë keqkuptimeve dhe plagëve të së kaluarës, u nisën në një udhëtim nga konflikti në unitet”, tha Papa Françesku.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu