Papunësia është zvogëluar për 24%

Shkalla e papunësisë në tremujorin e dytë të këtij viti është zvogëluar për 24 për qind që është për 0,5 për qind më pak në krahasim me tremujorin e parë, ndërsa për 2,8 për qind më pak në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave që i publikoi sot Enti Shtetëror i Statistikave, në tremujorin e dytë të këtij viti shkalla e punësimit është 42,9, ndërsa shkalla e aktivitetit është 56,5.

Në këtë periudhë në Maqedoni janë evidentuar 948.376 banorë aktivë prej të cilëve 720.674 janë të punësuar, ndërsa 227.702 të papunë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu