Paralajmërimi i Berishës: Partia Socialiste do ndahet më keq se partia e Ramiz Alisë në ’92

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se Partia Socialiste, “do të ndahet më keq se partia e Ramiz Alisë në ’92”.

Në një bashkëbisedim virtual me qytetarët, kryedemokrati theksoi se beteja do të jetë pa kthim deri në krijimin e qeverisë teknike.

Ndërsa shtoi se është në dorën e demokratëve, për të rikthyer votën e lirë

“Jemi të angazhuar në një betejë pa kthim të mosbindjes civile për krijimin e një qeveri teknike që qytetarët të votojnë të lirë.

Me bindjen më të thellë se në zgjedhje të lira partia e krimit e Edi Ramës do të ndahet më keq se partia e Ramiz Alisë në ’92.

Është në dorën e demokratëve, PD dhe opozitës që në këtë betejë të rikthejë votën e lirë, të garantojë rotacionin dhe normalizimin e Shqipërisë”, tha Berisha.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu