Paralajmërimi i diplomatit rus: NATO ka shkelur vijën e kuqe, ia ka zënë derën Rusisë

I dërguari i Rusisë në NATO Aleksandr Grushko ka paralajmëruar se aleanca ka shkelur vijën e kuqe me bazat e saj ushtarake pranë kufijve rus, duke shtuar se siguria globale nuk mund të garantohet pa Rusinë.

Grushko, në reagimin e tij, ka theksuar se relacionet me shtetet fqinje të Rusisë nuk kanë marrë asnjëherë dimension ushtarak, përkundër marrëdhënieve të tensionuara me disa prej tyre, përfshirë shtetet baltike.

“Por situata tani ka ndryshuar, falë aleancës ushtarake. Duke falënderuar NATO-n, kemi dimension ushtarak. Ishte zgjedhja e tyre, ata shkelën vijën e kuqe”, ka thënë Grushko në një panel diskutimi, shkruan Periskopi.

Grushko ka folur edhe për izolimin, që sipas tij, Perëndimi po mundohet t’ia imponojë Rusisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu