Gazetari investigativ i kronikës së zezë, Artan Hoxha, teksa ka krahasuar situatën aktuale me atë të vitit ’97 në emisionin “Repolitix”, ka thënë se partitë po luajnë shah e po lëvizin të gjithë gurët, me qëllimin e vetëm që të trembin njëra- tjetrën.
Sipas tij, ekziston rreziku për një ’97 të dytë, pasi ata që kërcënojnë me një përsëritje të tillë, nuk e kanë përjetuar të parën.
Por, gazetari Hoxha thekson se shqiptarët nuk e kanë harruar atë vit dhe tashmë janë më të qartë, se kush janë fajtorët e vërtetë për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria dhe shqiptarët.
“Aktualisht jemi në një situtarë që duket si një ‘97. Po luhet shah, ku secila palë politike po luan gurët e vet. PD, LSI dhe PS kanë lëvizur gurët, ku kanë pasur bashkitë e fituara. Ndërkombëtarët kanë thënë që nuk ndërhyjnë dhe politikanët shqiptarë ta zgjidhin vetë situatën. Tani jemi në situatën që nuk ka më rregulla loje.Politikanët janë më të pasur se oligarkët vetë.










