Paralajmërimi i Hashim Thaçit: Nën lidershipin e Trump do të arrihet marrëveshja finale me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mirëpritur të Dërguarin e Posaçëm të Presidentit Trump për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, ambasadorin Richard Grenell, në një restorant të Prishtinës.Në fillimin e darkës Thaçi dhe Grenell dhanë deklarata për media ku theks të veçantë i kushtuan rritjes ekonomike të Kosovës dhe Serbisë përmes arritjes së paqes.

Thaçi tha se paqja finale me Serbinë do të arrihet nën lidershipin e administratës së presidentit amerikan, Donald Trump.

“Nën lidershipin e Trumpit do të arrijmë marrëveshje finale me Serbinë dhe kjo do t’i ndihmojë shumë rritjes ekonomike, progresit, paqes dhe stabilitetit në rajon”.“Gjithashtu falënderoj ambasadorin për marrëveshjen e re që kemi arritur për linjën ajrore me Serbinë. Ambasadori Grenell nën udhëheqjen e Trump e bënë atë që nuk arritën ta bëjnë të tjerët. Roli i SHBA-së në këtë proces është i jashtëzakonshëm dhe i pazëvendësueshëm.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu