Paralajmërimi: Ky është synim global i Kinës komuniste

Kreu i shërbimit të inteligjencës kibernetike të Britanisë (GCHQ), Jeremy Fleming, akuzoi Kinën se po përdor fuqinë e saj ekonomike dhe teknologjike, me ndihmën e së cilës ajo kryen mbikëqyrje të rreptë të qytetarëve në Kinë, ndërsa dëshiron të zgjerojë kontrollin edhe jashtë vendit.

Fleming deklaroi se shkaku i qëndrimit agresiv të Pekinit është frika dhe se ajo “paraqet një kërcënim për të gjithë ne”.

Fleming thotë se autoritetet komuniste në Pekin duan të formojnë një “ekosistem teknologjik botëror”, duke përdorur teknologji të tilla si monedhat dixhitale dhe sistemet satelitore, për të kontrolluar popullsinë e Kinës dhe për të rritur ndikimin e saj në botë, raportoi AP.

Armiqtë dhe klientët

Në një fjalim të paralajmëruar paraprakisht në Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara, Fleming do të thotë se sistemi njëpartiak në Pekin i sheh vendet e tjera ose si armiq ose klientë të mundshëm, të cilët mund të kërcënohen, të korruptohen, të detyrohen.

GCHQ, i njohur më parë si Shtabi i Komunikimit të Qeverisë, është një nga tre agjencitë kryesore të inteligjencës në Britani, së bashku me MI5 dhe MI6. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu