Paralajmëron eksperti i sigurisë: Ja çfarë po bën Rusia e Serbia kundër Kosovës

Për ekspertin dhe profesorin e Shkencave të Sigurisë, Avni Islamin, Serbia së bashku me ndihmën e Rusisë janë shumë të interesuar që Kosova të jetë shtet i dobët dhe jo stabil. Islami në një prononcim për gazetën “Bota sot”, vlerëson se, gjendja e sigurisë në Kosovë është relativisht e qetë, pavarësisht faktorëve të jashtëm të cilët kanë tendenca për çrregullimin e situatës.

Për tendencat e çrregullimit, sipas Islamit janë edhe disa faktor brenda Kosovës, si krimi i organizuar dhe korrupsioni.

“Gjendja e sigurisë së përgjithshme është relativisht e qetë dhe pa tendenca të përkeqësimit, pavarësisht se disa faktor të jashtëm dhe të brendshëm kanë tendenca për çrregullim. Nuk është fshehtësi se Serbia me ndihmën e aleatit të vetë – Rusinë janë të interesuar që Kosova të jetë shtet i dobët dhe jo stabil, si dhe faktorët e brendshëm si krimi i organizuar, korrupsioni etj.”, thotë Islami.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu