Paralajmëron Hoti: Do mundësohet aplikacion që tregon nëse keni pasur kontakt me të infektuarit nga koronavirusi

Pas mbledhjes së Qeverisë me krerët e institucioneve shëndetësore, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar për masat e reja në luftën kundër koronavirusit.

Hoti ka treguar se do të blihen aparatura të reja për testime, e gjithashtu do të testohen edhe ata që kanë shenja e të tjerë.

Madje ai ka njoftuar se përmes aplikacioneve qytetarët do të dinë nëse janë në afërsi me personat e infektuar me koronavirus.

“Sa i përket strategjisë mediatike, do të punojmë në përputhje me protokollet e komisionit evropian. Ku përmes aplikacioneve, do ta dijmë nëse keni qenë ose jeni në kontakt me personin e infektuar”, ka thënë Hoti.

Hoti ka shtuar se do të ruhet privatësia e secilit.

“Duke e ruajtr identittetin përmes aplikacionit do te gjejmë nëse jeni në afësi, të personave që kanë dalë pozitiv. Do të krijojmë një sistem vetëm për këtë qëllim, duke e ruajtu privatësinë”, ka thënë Hoti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu