Parandalimi i fenomenit brain-drain, ekonomisti Agim Mamuti: Mungon kuadri i kualifikuar në treg

Një fenomen i tillë është prezent një kohë të gjatë në vendin tonë thekson Ekonomisti Agim Mamuti. Sipas tij, planprogramet mësimore nuk ndjekin trendet bashkëkohore dhe profilet që i nevojiten tregut të punës dhe kjo duhet të ndryshohjë në një të ardhme të afërt, për të parandaluar fenomenin brain- drain.

Ai poashtu u sugjeron të rinjëve të përzgjedhin drejtimet ekzakte të cilat ofrojnë perspektivë të ndritur.

“Një nga faktorët është edhe sistemi arsimor joadekuat ose të themi duhet të bëhet harmonizimi i planprogarameve studimore që ofrohen në Universitete dhe në shkollat e mesme profesionale, me kërkesat dhe nevojat e tregut të punës. Të rinjëve do tu kisha sugjeruar tu shmangen drejtimeve tradicionale apo shkencave shoqërore dhe të drejtohen më tepër në shkencat ekzakte, nga drejtimet e inxhinerive sepse perspektiva tregu i punës me oferta më të arta si në aspketin e pagave si në aspektin e kushteve tjera është në drejtimet e shkencave ezkakte apo në drejtimet e inxhinierive.” – tha Agim Mamuti, profesor universitar.

Studentët thonë se duhet të ketë bashkëpunim më të ngushtë me institucionet shtetërore që të parandalohet ikja masive e studentëve, sidomos të atyre që posedojnë cilësi në drejtime deficitare.

“Kuadrot përveçse të shkojnë dhe të studjojnë atje, përvojën që e marin atje të vinë dhe ta shprtehin në vendin tonë, qoftë në aspektin ekonomi qoftë edhe në fusha dhe segmenete tjera shoqërore”.

“Duhet të kemi gjitmonë përkarhje nga institucionet shtetërore që ti përfundojmë studimet këtu dhe tu tregojmë tjerëve se edhe këtu mund tuia dalim”.

“Ato profile që na mungojnë neve shumica janë të drejtuar jashtë vendit janë andajne kemi mugesë të këytre profileve dhe bizneste nuk mund të gjejnë kësi lloj puntorë”.

“Nuk kanë motivim për të qëndruar këtu, për kët arsye duhet që institucionet shtetërore të bashkëpunojnë me rininë.” – thanë studentët.

Për të parandaluar migrimin të rinjëve që janë me arsim sipëror është përpiliuar strategjia nacionale 2013-2020, ku thuhet se 30 % e të rinjëve me arsim sipëror punojnë ne vendet e huaja ndersa rreth 80% e studentëve të universiteteve teknike dëshirojnë të punojnë jashtë vendit. Prandaj po parashihen masa për tu shfrytëzuar të gjitha mekanizmat institucional për parandalimin e këtij fenomeni./RTM2


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu