Paraqitjet pozitive i bindin të gjithë, Juventusi blen mesfushorin amerikan

Juventusi pagoi 4.5 milion te Schalke 04 për huazimin e Ëeston McKennie. Mesfushori amerikan është përshtatur mirë te kampionët e Italisë dhe deri tani numëron 31 ndeshje dhe 5 gola të realizuar.

Bardhezinjtë kanë vendosur të ushtrojnë të drejtën e blerjes së kartonit të 22-vjeçarit sipas raportimeve të gazetarit italian Fabrizio Romano.

Juventusi do të paguajë në arkat e klubit gjerman 18.5 milion euro + 6.5 milion euro të tjera në formë bonusesh. Në total 25 milion euro do të shkojnë te Schalke 04, teksa Juventusi siguron përfundimisht shërbimet e një lojtari të talentuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu