Parashikimi i CIA-s dhe Straftor: Europa do të ndahet në tri pjesë, Shqipëria do ndodhet në bllokun ortodoks

Parashikime të reja për të ardhmen e Europës që vijnë nga SHBA duket se përvijojnë një panoramë krejt të ndryshme nga ajo që shohim sot.

Gazeta serbe “Vecernje Novosti” përcjell një analizë të Agjencisë amerikane të Inteligjencës, CIA dhe qendrës së analizave, Stratfor, sipas të cilës Europa që shohim sot nuk do të ekzistojë më as duke nisur nga viti 2020.

Sipas shërbimit amerikan, kontinenti europian do të ndahet në tre blloqe që quhen sa për konvencion: Eruopa e Vjetër, e Reja dhe Ortodoksja.

Në Europën e Vjetër mendohet se do të inkuadrohen vendet kryesore të BE-së, Franca, Gjëermania, Italia, Austria, Spanja, Britania e Madhe, Portugalia, Norvegjia, Suedia dhe Finlanda.

Në Europën e Re hyjnë vende të ish-Lindjes komuniste, të cilat u thirrën si të tilla nga ish-presidenti amerikan George Bush.

Në të hyjnë vende si Letonia, Lituania, Estonia, Polonia, Hungaria, Republika Çeke, Sllovakia, Sllovenia dhe Kroacia.

Sipas analizës në fjalë këto vende pritet të jenë pika kryesore e politikës amerikane në Europë, në buzë të kufirit me Rusinë, që shihet kështu si kërcënim serioz gjeopolitik.

Pjesa tjetër, ajo e Europës Ortodokse, supozohet se do të përfshijë Greqinë. Bullgarinë, Maqedoninë, Rumaninë.

Në këtë grup do të hyjë edhe Shqipëria, Bosnje-Hercegovina dhe Kosova, për të cilën flitet si entitet me vete.

CIA dhe Stratfor parashikojnë rënien graduale të fuqisë së Europës, për shkak edhe të plakjes së popullsisë, me Gjermaninë që do të goditet më shumë, ndërkohë që Polonia pritet të fuqizohet si fuqi rajonale.

Një rol tjetër më i madh parashikohet për Turqinë, një vend që qëndron në Mesdheun Lindor si shteti më vital.

Po kështu, parashikime të zymta bëhen edhe për NATO-n, një organizatë që po del përherë e më shumë nga perceptimi si domosdoshmëri strategjike për t’u parë si e zëvendësueshme nga një strukturë europiane e mbrojtjes.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here