Ashtu siç kishte premtuar, se do “i nxirrte paratë nga dheu”, kryeministri Rama ia arriti, krejt befasueshëm, të sigurojë 1 miliardë eurot, aq sa është kostoja e dëmeve, për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti.
Pas disa orësh Konferencë Donatorësh, ky sa nga Lindja e sanga Perëndimi u hap thesi i milionave për Shqipërinë, ishte komisioneri për Zgjerimin në Bashkimi Evropian, Oliver Varhelyi, i cili bëri me dije duke thënë:
“Kemi arritur të mbledhim 1.15 mld euro. Kjo është një përpjekje e përbashkët. Ky është një mesazh për të treguar se sa shumë e kemi përzemër Shqipërinë.
Falenderoj pjesëmarrësit dhe donatorët. Shpresoj që me këtë do keni mundësi të nisni zbatimin shumë shpejt dhe të mund të ndryshoni kushtet. Ne jemi aty për ju. Do jemi edhe kur të nisni ndërtimin”, tha zyrtari i lartë i Brukselit.
Nga ana tjetër, Rama mbeti pa fjalë nga shifra e mbledhur, që sipas tij ishte larg pritshmërive.
“Kjo është përtej imagjinatës së shfrenuar, nuk di ç’të them. Më lejoni të jem mistik se në ç’mënyrë tjetër mund të shpjegoj gjithë këtë”, tha Rama, ku tha më tej: “Nuk mund të largohem pa e përmbyllur me Kuranin dhe nuk gjej dot shembull më të bukur se ajo që ndodhi sot: ‘Njerëzimi është një komb i vetëm!’”, tha Rama.
Ndërkohë, veç milinave të dhuruara, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Banka Europiane e Investimeve, premtuan se cila nga 2000 banesa, duke ndjekur kështu modelin “Erdogan” në kontribut.
Ja disa nga donacionet e dhuruara:
- Holanda– 3 milionë euro grante
- Danimarka– 2.7 milionë euro
- Polonia– 2.7 milionë euro
- Greqia– 2.5 milionë euro dhe ndërtim i 200 banesave
- Gjermania– 11 milionë euro
- Suedia– 5.6 milionë euro
- Bosnja dhe Hercegovina– 100 mijë marka
- Britania e Madhe– 1 milion paund
- Kroacia– 1 milion euro
- Kosova– 200 mijë euro në formën e granteve
- Italia– 65 milionë euro
- Sllovakia– 250 mijë euro
- Austria– 1 milion euro
- Franca– 60 milionë euro hua
- Sllovenia– 300 mijë euro
- Çekia– 9.5 milionë korona çeke
- Maqedonia e Veriut– 97 mijë euro
- Finlanda– 300 mijë euro
- Luksemburgu– 150 mijë euro
- Spanja– 25 mijë euro
- Bullgaria– 100 mijë euro
- Hungaria– 250 mijë euro
- Irlanda– 300 mijë euro
- Mali i Zi– 500 mijë euro
- Serbia– 2 milionë euro grante
- Zvicra– 9 milionë euro grante
- Katari– 5 milionë dollarë
- SH.B.A- 5 milionë dollarë
- Japonia- 2.5 milionë euro
- Azerbajxhani– 500 mijë euro
- ndërkohë që BE– 100 milionë euro dhe KE– 15 milionë euro. /tesheshi.com/










