Parlamenti Evropian (PE) ka informuar se do të zhvillojë mbledhje të jashtëzakonshme më 16 dhe 17 prill në Bruksel për të miratuar rezolutë për pandeminë Kovid-19, si dhe propozime të reja të mundshme nga Komisioni Evropian për të menaxhuar efektet e përhapjes së infeksionit.
Masat e kujdesit të vendosura nga PE për të parandaluar pandeminë nuk janë në kundërshtim me legjislacionin, thuhet në kumtesë.
PE së fundit shfrytëzoi për herë të parë mundësinë për të votuar nga distanca dhe pritet të funksionojë në këtë mënyrë për aq kohë sa është e nevojshme. Në mars, PE vendosi të mos kryeson në Strasburg të paktën deri në shtator, si masë në kushte pandemie.










