Parlamenti Evropian kerkon ndaljen e negociatave per pranim te Serbise ne BE

Parlamenti Evropian ka miratuar rezolutën për zbatimin e politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së, ku në një pjesë të kësaj rezolute thuhet se Serbia duhet të haramonizojë politikën e jashtme me të Bashkimit Evropian.

Nga 632 deputetë, 357 votuan pro rezolutës, 180 ishin kundër dhe 95 abstenuan.

“Në raport, PE kërkon zyrtarisht për herë të dytë që BE të ndalojë progresin e negociatave me Serbinë derisa të përmbushë disa kërkesa kyçe, ndër të cilat më e rëndësishmja është harmonizimi i plotë i politikës së jashtme dhe të sigurisë së Serbisë me atë të jashtme dhe të sigurisë së BE-së.”

“PE thekson rëndësinë e harmonizimit të plotë veçanërisht me politikën e sanksioneve ndaj vendeve të treta. Ai shpreh keqardhje për nivelin vazhdimisht të ulët të përputhshmërisë së Serbisë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, veçanërisht në lidhje me agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës.”

“PE thekson se kapitujt e mëtejshëm të negociatave duhet të hapen vetëm kur Serbia të forcojë angazhimin e saj ndaj reformave në fushën e demokracisë dhe sundimit të ligjit dhe të tregojë se është plotësisht në përputhje me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së.”

Në raport, PE kujton se Serbia, si një vend që përpiqet për integrim evropian, duhet t’u përmbahet vlerave të përbashkëta dhe të respektojë të drejtat e Bashkimit.” – raporton mediumi serb Danas.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu