Parlamenti nuk votoi zgjatjen e vlefshmërisë së pasaportave të vjetra

Deputetët nuk e votuan propozim–ligjin e VMRO-DPMNE-së për zgjatjen e vlefshmërisë së dokumenteve të udhëtimi me emrin e vjetër të vendit Republika e Maqedonisë.

Nga gjithsej 100 deputetë, 46 deputetë votuan “pro”, ndërsa 54 votuan “kundër”.

Ky propozim-ligj kishte për qëllim vazhdimin e vlefshmërisë së pasaportave me emrin e vjetër kushtetues “Republika e Maqedonisë” deri më 31 dhjetor 2024. Pas kësaj reagoi VMRO, që e kishte propozuar këtë ligj. Sipas tyre deputetët e BDI-së dhe LSD-së, në mënyrë shtesë po e vështirësojnë situatën të cilën e kanë krijuar me vetëdije dhe qëllimisht me pasaportat.

“Propozimi-ligji jonë për ndryshim dhe plotësim, me të cilin kërkuam që të vazhdohet afati i pasaportave të dhëna me emrin Maqedoni, dhe që kanë validitet, u refuzua nga ata që e kanë krijuar këtë problematikë. Shkëputja nga realiteti dhe mosgatishmëria për t’u dalë në ndihmë qytetarëve të tyre të cilat i kanë izoluar nga bota e civilizuar është fenomen i paparë duke pasë parasysh faktin se jemi antar i NATO-s dhe duam të fillojmë bisedime me Unionin Evropian”, deklaruan nga VMRO-DPMNE.(INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu