Partia e Lubço Georgievskit parashikon luftën e tretë botërore, thirrje për mobilizim

VMRO-Partia Popullore e ish kryeministrit maqedonas Lubço Georgievski, i rekomandon qeverisë që të ndërmarrë masa për përgatitje të popullatës për fillim të luftës së tretë botërore.

“Ne si parti me vëmendje dhe me brengosje të madhe po përcjellim zhvillimet në nivel global, ku për çdo ditë po përballemi me përkeqësim të gjendjes në vatrat e krizës dhe nga mundësia gjithnjë e më e madhe për përhapje eruptive të veprimeve luftarake edhe në territore dhe shtete tjera, që për momentin nuk janë të përfshira dhe nga paralajmërimet për përdorim të armatimit nuklear”, thuhet në kumtesën e VMRO-PP-së.

Në të njëjtën kumtesë apelohet që qytetarët e Maqedonisë t’i rrisin rezervat shtëpiake të produkteve ushqimore, ujit, barnave dhe mjeteve higjienike.

Opinionistë opozitarë e kanë kritikuar këtë paraqitje të partisë së ish kryeministrit Georgievski, duke vlerësuar se opinioni në Maqedoni duhet të mobilizohet për ndërrim të pushtetit më 11 dhjetor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu