Partia e Ziadin Selës i është përgjigjur Mickoskit: Tek ne nuk do të gjesh partner vasal si BDI

Partia e Ziadin Selës, Aleanca për Shqiptarët, i është përgjigjur liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, për thirrjet në adresën e tyre. Aleanca për Shqiptarët ka treguar që në fillim qëndrimin e saj për procesin integrues të vendit dhe për atë që quhet propozimi francez, transmeton InfoShqip.

VMRO-DPMNE nuk do të gjejë mes nesh një partner vasal siç e kishte dikur BDI, e cila tani ka të njëjtin vasalë ndaj LSDM-së.

Aleanca për Shqiptarët është vetëm e shqiptarëve dhe e popullit dhe i përgjigjet vetëm popullit“, thuhet në njoftim.

Reagimi vjen pasi Mickoski tha se ekziston një dilemë nëse partitë opozitare shqiptare janë vërtet opozitë, pasi ata e përkrahën propozimin francez në Kuvend dhe praktikisht janë kundër referendumit të iniciuar nga VMRO-DPMNE./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu