Partitë politike në Kosovë pajtohen që 7 qershori të jetë data e zgjedhjeve

Përfaqësuesit e partive politike kanë shprehur pajtim që 7 qershori të jetë datë e zgjedhjeve, pas takimit që kanë pasur me ushtruesin e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se për ta cilado datë brenda afatit kushtetues është në rregull. Por ka theksuar se ka pajtim nga shumica për 7 qershorin.

Ngjashëm u shpreh edhe Jehona Lushaku-Sadriu e LDK-së.

E përfaqësuesi i AAK-së, Ardian Gjini, gjithashtu ka konfirmuar se ka dakordësi për 7 qershorin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu