Partitë shqiptare injorojnë “UÇK”-në, asnjë reagim për ultimatumin

Edhe pse “UÇK” u dha ultimatum prej 72 orësh partive shqiptare në Maqedoni për të lëshuar institucionet shtetërore, akoma asnjë reagim nuk ka ardhur nga zyrtarët e partive.

Madje përfaqësuesit e partive shqiptare në pushtet dhe në opozitë nuk dëshirojnë as të komentojnë zyrtarisht këtë ultimatum, duke vlerësuar se nuk është e qartë kush qëndron pas tij.

Në njoftim thuhet se ata që nuk do të respektojnë këtë ultimatum, do të gjykohen sipas Ligjeve ushtarake.

Ndërkohë policia maqedonase ka filluar hetimet lidhur me njoftimin numër 6 të “Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare” e cila u lëshua në opinion para dy ditëve.

Burime të Gazetës Lajm thonë se pas kësaj komunikate policia ka hapur rast të veçantë, në kuadër të cilit po zhvillohen hetim për të mësuar se kush qëndron pas këtij njoftimi.

“Informacionet e para policore flasin se nuk bëhet fjalë për ndonjë kërcënim serioz. Komunikata të tilla ka pasur edhe më herët”, thonë nga MPB.

Kujtojmë që përmes një njoftimi, Ushtria Çlirimtare Kombëtare me seli në Shkup ka bërë thirrje që liderët shqiptarë të lënë institucionet në shenjë proteste për grupin e Kumanovës, të dënuar në total me 746 vite burg. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu