Pas dhjetë viteve lidhje, zbuloi të vërtetën rrëqethëse të partnerit, ai ishte njëri nga vrasësit me gjakftohtë në historinë e SHBA-ve (VIDEO)

Holly Eudy për plotë 10 vite kishte qenë në lidhje dhe e dashuruar marrëzisht në njërin nga vrasësit më gjakftohtë serik në historinë e SHBA-ve, Todd Kohlhepp, i cili në nëntor të vitit të kaluar u arrestua pasi pranoi se kishte kryer shtatë vrasje.

Kohlhepp është arrestuar në shtëpinë e tij në Karolinën e Jugut, ku për muaj të tërë kishte mbajtur rob 30-vjeçaren Kail Broën, të cilën e kishte lidhur me zinxhir në një kontejner. Në këtë shtëpi kishin gjetur edhe trupin e të dashurit të Kailit, Charles Carver, të cilin Kohlhepp e kishte qëlluar me revole në prezencë të dashurës së tij .

Ai ka pranuar në polici se kishte kryer edhe shtatë vrasje tjera në një periudhë kohore prej 13 vitesh. Dhe pasi që kishte pranuar krimet e bëra, ai ka shmangur dënimin me vdekje, por jo edhe dënimin me burgim të përjetshëm. Kurse tani e dashura e tij Holly ka folur për herë të parë për lidhjen e saj me të.

“Ai më kushtonte vëmendje të veçantë dhe më bënte të ndihesha e rëndësishme”, ka deklaruar Eudy, duke shtuar: “megjithatë, gjithmonë e kam ditur se diçka e pazakontë fshihet në zemrën e tij, por kurrë nuk kam qenë qind për qind e sigurt në atë”.

“Kam qenë aty kur ai e ka rregulluar atë kontejnerin, asgjë nuk më dukej e dyshimtë. Dukej si një kontejner i zakonshëm”, ka shtuar ajo.

Kur policia gjeti Kailin, ajo u kishte shpjeguar në detaje se si Todd e kishte vrarë të dashurin e saj, dy muaj e kishte përdhunuar atë, dhe i kishte thënë se sa shumë njerëz tjerë kishte vrarë dhe se “planifikonte që të dashurën e tij Holly ta vret”.

“Kur dëgjoja këto fjalë, fillova të flasë me veten: ‘Ajo përmendi emrin tim? Po, ajo sapo përmendi emrin tim”, ka shtuar gruaja e pafat e cila për dhjetë vite ishte marrëzisht e dashuruar në vrasësin serik.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu