Pas disa javësh kontroverse, Zidane për të ardhmen e Bale: Ai është i lirë të bëjë çfarë të dojë

Zinedine Zidane është i gatshëm ta lejojë Gareth Balen të largohet nga Real Madridi. Duket se trajneri francez tashmë nuk i beson uellsianit dhe në janar mund t’i hap dyert për ta lënë që të largohet.

30-vjeçari e kërkoi largimin nga Los Blancos edhe në këtë verë që shkoi, por ishte Zidane dhe Florentino Perez që e bindën që të qëndronte.

Mirëpo, situata tani ka ndryshuar dhe francezi bëri të ditur në konferencë për media se ai është i lirë të bëjë çfarë të dojë.

“Si trajneri Real Madridi nuk do ta ndalojë Gareth Balen apo ndonjë lojtar tjetër të largohet”, tha ai.

“Ata janë mjaftë të vetëdijshëm çfarë duan dhe janë të lirë të bëjnë çfarë të duan”, ka shtuar më tej francezi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu