Pas energjisë elektrike, Rama paralajmëron një tjetër aksion të madh

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PS-së, ku ka diskutuar rreth buxhetit të vitit të ardhshëm si nisjen e një aksioni të madh për ujin e pijshëm.

Rama u shpreh se tashmë pas energjisë elektrike do fillojë një aksion i madh edhe me ujin, me ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme njësoj si me energjinë elektrike.

Rama u shpreh se Shqipëria harxhon 3 fishin e ujit të pijëshëm që ka nevojë.

“Pas energjisë elektrike, tani është koha të bëjmë shtet në sektorin e ujit. Do nisin prerjen masive të lidhjeve të paligjshme, njësoj si me energjisë po përgatisim në bashkëpunim me Financat së bashku me Infrastrukturën e Energjisë paketën e mbrojtjes sociale dhe ata në ndihmë ekonomikë të mos ndiejnë një barrë të shtuar atë të tarifës së ujit”, u shpreh Rama. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu